Rrotullimi i vdekjes nga 16 kate, hedhja e rrezikshme e rusit

11/01/2018 18:12

Thuajse të gjithë janë të njohur me “ruletën ruse”, por një i ri rus ka provuar diçka tjetër po aq të rrezikshme për jetën e tij.

Ai është hedhur nga një ndërtesë 16 kate të lartë me parashutën e hapur poshtë këmbëve të tij, duke u rrotulluar e me një aftësi mjaft të rrallë ai ka dalë nën parashutë, e cila është hapur normalisht duke evituar përplasjen në tokë.

Një hedhje tepër e guximshme dhe tepër e rrezikshme, pasi centimetri më i vogël i moskordinimit të duhur, mund të sillte edhe ngatërrim të litarëve të parashutës që mund të mos hapej siç duhej, apo edhe vonesë në hapje duke sjellë edhe përplasjen në tokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA