Nga një lojtar që u konsiderua si hero, në momentin kur denoncoi përpjekjen për trukimin e një ndeshjeje të Partizanit, shumë shpejt në një lojtar të panevojshëm.

Kjo është ecuria e Emiliano Vilës te Partizani, ekip nga i cili tashmë është shkëputur përfundimisht për t’u bashkuar me radhët e kryesuesve aktualë të Superiores, Skënderbeut.

Emiliano Vila do të rivihet kështu nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, të paktën për pjesën e mbetur të sezonit.

29-vjeçari konsiderohet si një përforcim i vyer për “ujqërit e dëborës”, falë eksperiencës së madhe që ka në futbollin shqiptar, por jo vetëm, por mbi të gjitha është një përforcim që bëhet duke ia rrëmbyer një rivali që në fillim të sezonit hyri me pretendimet për të luftuar për titullin kampion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA