Sipas një drafti të BE-së të publikuar nga EUObserver, Ballkani Perëndimor mund të anëtarësohet në 2025 në union, ndërsa dje eurokomisionerët e kanë vendosur procesin e integrimit të këtyre vendeve në prioritetet e 2018-tës të institucionit europian.
Afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE do të jetë një prioritet institucional sipas dakordësisë së tyre.
“Në takimin e parë të 2018 Kolegji i Komisionerëve diskutoi prioritetet institucionale për këtë vit, një vit për reformët e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, siguria e kufijve të BE-së, rishikimi i sistemit të azilit në BE, rikthimi në Shengen, kompletimi i Tregut të Vetëm Dixhital dhe afrimi i Vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në”, thotë Komisioni Europian.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se janë 89 dosje aktualisht në tavolinë, 29 janë gati, “dhe Kolegji diskutoi si të sigurojë se pjesa tjetër ka përfunduar para majit të 2019. Debati i orientuar përfshin gjithashtu një pasqyrë e propozimeve të reja më të mëdha që priten për 2018, që do të futet në Udhërrëfyesin për një BE më të bashkuar, më të fortë dhe më demokratike”, vijon deklarata.
Top Channel