Për futbollistët në përgjithësi kulmi arrihet në moshën 25-30 vjeçare, ndërsa më pas për ta fillon rënia dhe të rrallë janë ata që kanë arritur deri në moshën 40 vjeçare të jenë sërish aktiv si futbollistë.

Megjithatë për japonezin Kazuyoshi Miura vitet janë thjesht numra. Më 26 shkurt do të mbushë 51 vjeç, por mosha nuk ka rëndësi për të dhe për skuadrën Yokohama FC në kategorinë e dytë, e cila i ka rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon.

Kazuyoshi Miura paradoksalisht e nisi karrierën në Brazil dhe jo në vendlindjen e tij dhe që prej asaj kohe regjistroi tituj dhe shumë gola.

Blerja e tij nga ana e Xhenoas në Serinë A, u bë rasti i parë që një klub përmes sponsorëve, arrin menjëherë të fitojë shuma të majme duke blerë një lojtar pa e aktivizuar akoma.

Mbreti Kazu siç është pagëzuar në Azi, ka shënuar 55 gola me kombëtaren japoneze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA