Dëbohen azilkërkuesit, nisma për të frenuar fenomenin

11/01/2018 15:28

Për të frenuar numrin e lartë të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e BE-së, qeveria thotë se po harton një dokument të ri politikash për migracionin. 30 shtetas u riatdhesuan së fundmi nga Franca dhe Belgjika ndonëse prej gushtit policia ka shtuar masat në kufi. Por në materialin e shpërndarë për mediat nga Ministria e Brendshme nuk jepen detaje se çfarë do t’i ofrohet konkretisht qytetarëve.

“Ne po punojmë bashkë me institucionet e tjera, për të hartuar një dokument politikash për migracionin, duke e parë këtë fenomen në një këndvështrim më gjithëpërfshirës, por edhe për të mundësuar dhe ofruar zgjidhje për të gjithë ata qytetarë që i janë drejtuar kësaj rruge, si të vetmen rrugë zgjidhje për jetesën e tyre”, u shpreh Rovena Voda, zv\ministre e Brendshme.

Pak ditë më parë autoritetet franceze benë me dije së shqiptarët u renditën të parët për numrin e kërkesave për azil në këtë shtet. Për këtë qeveritë e dy vendeve kanë firmosur edhe një marrëveshje, ndërsa oficerë police francezë dhe shqiptarë po monitorojnë masat në Tiranë dhe Paris.

Rreth 7600 shqiptarë kërkuan azil në Francë gjatë vitit që lamë pas.

Top Channel