
Një park me moçale në Karolinën e Veriut ka postuar një video se si aligatorët mbijetojnë në një pellg të ngrirë.
Zvarranikët gjakftohtë nuk mund të gjenerojnë ngrohjen e trupit të tyre, por ata mund ta rregullojnë atë duke ndryshuar mjedisin e tyre në një sistem letargjie.
Krijesat ulin temperaturën e trupit dhe metabolizmin në mënyrë që ata të mbijetojnë. Aligatorët në thelb lejojnë veten të ngrihen në vend me hundët e tyre vetëm mbi sipërfaqe, sipas një video të postuar në Facebook nga “Shallotte River Swamp Park” në “Ocean Isle Beach”.
Ndërsa është e vështirë të besohet se ata janë në gjendje të mbijetojnë në kushtet e akullta, ekspertët e kafshëve thonë se ata janë shumë të gjallë dhe po e përballojnë mjaft mirë këtë situatë.
Top Channel