“Myslym Shyri”, nis krasitja e pemëve shumëvjeçare

10/01/2018 09:46

Pas shumë vitesh rrezik për qytetarët dhe automjetet që parkohen në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, ka nisur krasitja e pemëve.

Si një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit degët e këtyre pemëve ishin kthyer në një kërcënim të përditshëm, dhe ka qenë një prej kërkesave të banorëve.

Punonjësit e bashkisë së Tiranës prej së hënës po punojnë gjatë orëve të mbrëmjes për heqjen e degëve. Gjatë kësaj periudhe, puna e ndërmarrjes është përqendruar në disa drejtime kryesore, prej të cilave veçohen: pastrimi dhe largimi i mbeturinave nga rrugët; ngarkimi dhe shkarkimi i mbeturinave me mjete transporti; transporti i mbeturinave nga pikat e grumbullimit drejt venddepozitimit.

Punonjësit e Bashkisë kanë ndërmarrë edhe nisma për ndërgjegjësimin e banorëve për mbajtjen pastër të qytetit të tyre.

Top Channel