Kombëtarja italiane do të mësojë emrin e trajnerit të saj vetëm pas disa muajsh, pasi të jetë zgjedhur edhe presidenti i ri i Federatës Italiane, në procesin zgjedhor që do të mbahet në fund të këtij muaji.
Emrat e trajnerëve që përfliten si pasuesit e mundshëm të Venturës kanë filluar të qarkullojnë prej kohësh në media dhe një prej tyre është edhe ai i Roberto Mancinit.
Trajneri aktual i Zenit në një intervistë për programin “Tiki Taka” në televizionin Italia 1, nuk e përjashtoi mundësinë që të marrë drejtimin e të Kaltërve.
‘Fillimisht duhet zgjedhur presidenti i Federatës, përpara se të flitet për trajnerin e ri-tha Mancini-por unë nuk e përjashtoj në asnjë mënyrë mundësinë për të qenë trajner i kombëtare, gjë që ndodh edhe me trajnerët e tjetë. kombëtarja është shumë e rëndësishme dhe kur bën këtë profesion nuk mund të lësh asgjë jashtë vëmendjes.
Top Channel