Itali e Gjermani, kapen 200 anëtarë të Ndranghetës

09/01/2018 15:05

Rreth 200 pjesëtare të njërit prej grupeve mafioze më famëkeqe të Italisë, Ndrangheta, u arrestuan në kuadrin e një operacioni të gjerë policor të shtrirë në fqinjin tonë përtej Adriatikut dhe në Gjermani.

Deklarata e lëshuar prej policisë italiane tregon se operacioni blic i koduar “Stige” ka çuar në prangosjen e 169 personave, mes të cilëve edhe disa kryetarë bashkish, përfshire liderin e provincës së Crotones, Nicodemo Parrilla.

Hetimet janë shtrirë deri në Baden-Wurttemberg. Në qendër të tyre ishte klani i familjes Farao dhe ai i aleates së saj Marincola, një ndër më të fuqishmit në Kalabri, i cili kishte infiltruar biznese në të dy vendet, veçanërisht ato të përfshira në sektorin e verërave, ushqimit, grumbullimit të plehrave dhe shërbimeve funerale.

Një sërë zyrtarësh publike janë përfshirë si të dyshuar për korrupsion në hetimet që dokumentojnë infiltrimin mafioz në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Shtrirja e këtij aktiviteti jashtë kufijve i kishte lejuar atij strukturimin në formën e “një sipërmarrje të mirëfilltë kriminale”, të aftë të menaxhonte biznese prej miliona eurosh.

Gjatë super-aksionit, forcat e policisë arritën të konfiskojnë asete që mbërrinin vlerën 50 milionë eurove. Familja Farao, sipas raporteve në shtypin vendas, ka mundur të depërtojë në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë lokale duke ndërhyrë tek tregtia e peshkut, biznesi i emigranteve, sektori i turistike dhe lojërat e fatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA