Stephen Kevin Bannon, i njohur edhe si Steve Bannon, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kreu ekzekutiv i “Breitbart News”.
Lajmi konfirmohet nga vet kompania mediatike, përmes një njoftimi këtë të martë.
Largimi i Bannon, i detyruar nga përkrahësja financiare Rebekah Mercer, vjen në një kohë kur Bannon vet mbetet i paaftë për të shuar furinë e shkaktuar pas deklaratave që iu atribuuan atij në librin e ri që vë në dyshim gjendjen mendore të presidentit Trump, si dhe diskreditimi që i bëri djalit të tij më të madh, Donald Trump Jr.
Bannon dhe “Breitbart” do të punojnë së bashku për një tranzicion të butë, thuhet në deklaratën e publikuar nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Larry Solov.
Në deklaratë, Bannon shton gjithashtu se ka qenë “krenar për atë që ka arritur ekipi i Breitbartit, në një periudhë afatshkurtër, pikërisht në krijimin e një platforme mediatike të klasit botëror”.
Top Channel