Të bësh selfie, çrregullim mendor apo varësi?!

06/01/2018 21:15

Sipas fjalorit anglisht të Oxfordit, një selfie është një foto që dikush ia bën vetes, zakonisht përmes një smartfoni apo aparati tjetër dhe ndahet në median sociale.

Nga perspektiva e një psikologu, bërja e një selfie është një veprim i vetëorientuar që lejon përdoruesit të përcaktojnë individualitetin dhe rëndësinë e vetes së tyre dhe po ashtu është e lidhur edhe me karakteristika personale si narcizizmi.

Sidoqoftë, bërja e një selfie është më shumë se sa thjeshtë një fotografi. Ajo mund të përfshijë edhe editimin e ngjyrës dhe kontrastit, ndryshimin e backgroundit, shtimin e efekteve të tjera para se të ndahet në rrjet. Këto opsione të shtuara dhe përdorimi i editimit integral kanë popullarizuar më shumë bërjen e selfieve veçanërisht mes adoleshentëve dhe të rinjve.

Por, ka edhe nga ata ekspertë, si anëtarët e shoqatës amerikane të psikiatërve, që e klasifikojnë selfien si një çrregullim mendor. Organizata i përcakton ato si dëshirë obsesive për të bërë foto të vetes dhe për ti postuar ato në mediat sociale për të kompensuar vetëvlerësimin dhe për të mbushur boshllëqet në intimitet.

Po ashtu, sipas saj, ka tre nivele çrregullimi; vija e kufirit, bërja e selfieve të paktën tre herë në ditë, por mos postimi i tyre në median sociale, akute, bërja e tyre të paktën tre herë në ditë dhe postimi i tyre në median sociale, dhe kronike, nevoja e pakontrollueshme e bërjes së selfieve dhe postimi i tyre në median sociale më shumë se gjashtë herë në ditë.

Kjo teori sidoqoftë u hodh poshtë pavarësisht se shumë kush arrinte të vesonte tek kriteri i përdorur për ndarjen e tre niveleve, vija e kufirit, akut dhe kronik.

Ekspertët sidoqoftë vazhduan të ekzaminonin problemin dhe një nga përfundimet është edhe ai se njerëzit me nivele kronike të bërjes së selfieve kërkojnë të përshtaten me ata që i rrethojnë dhe mund të shfaqin simptoma të ngjashme me ato të sjelljeve të tjera adiktive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA