“Nuk po kërkoj të vras njerëz”, Trump: Bisedimet e reja me Iranin do të fillojnë të hënën
03/08 12:00
Një avion me 168 pasagjerë në bord është përplasur me një tjetër avion pa pasagjerë në aeroportin e Torontos.
Avioni me pasagjerë sapo ishte ulur në pistë, ndërsa në një manovër të gabuar avioni tjetër “Sunwing” e ka goditur atë.
Kompania ajrore njoftoi se avioni sapo kishte mbërritur nga Kankuni dhe nuk ishte duke bërë manovra në pistë, kur është përplasur nga “Sunwing”.
Grupet e emergjencave ndërhynë menjëherë dhe fatmirësisht bënë të mundur largimin në kohë rekord të pasagjerëve nga avioni duke mos mbetur askush i lënduar.
Top Channel