Rrjet i ri ujësjellësi për banorët e Fushë-Mëzezit

05/01/2018 11:15

Një investim i rëndësishëm në një nga rrethinat e kryeqytetit po merr jetë. Furnizimi me ujë në zonën e Fushë-Mëzezit do të kryhet brenda të gjithë parametrave, për të ofruar të njëjtën cilësi shërbimi si në qendër, ashtu edhe në rrethinat e Tiranës.

Bashkia e Tiranës vazhdimisht u ka bërë thirrje banorëve që të formalizojnë lidhjen e tyre me UKT-në përmes lidhjes së kontratave të furnizimit me ujë dhe kanalizime.

Ndërkohë, ndonëse ka qenë periudhë festash, në rrugën “Daniel Ndreka”, specialistët e UKT ndërhynë për riparimin e problematikës së shfaqur kohët e fundit pas sinjalizimit të banorëve.

Top Channel