I del para demit, për të shpëtuar vëllain – VIDEO
05/01/2018 17:44
Toreadori 21-vjeçar, Francisco Martinez ndodhej në tokë pa ndjenja teksa është goditur nga një dem në arenën e Queretaro, në Meksikë kur i vëllai i tij më i madh Felipe ka ndërhyrë.
Ai ka kapërcyer murin mbrojtës dhe është hedhur mbi të vëllain për ta mbrojtur duke u bërë një barrierë nga goditjet e demit.
Demi është vërsulur dhe e ka goditur atë, fatmirësisht duke i shkaktuar vetëm disa plagë sipërfaqësore. Të dy vëllezërit kanë marrë veten shumë shpejt nga goditjet e rënda që morën, por gjesti i Felipes i shndërroi pamjet e mëposhtme shumë shpejt në virale.
Top Channel