Paloka: Lirimi i Sotës tregon se Rama kontrollon sistemin e drejtësisë

04/01/2018 15:30

Nënkryetari i Partisë Demokatike Edi Paloka akuzoi se lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë.

Paloka apelon ndaj medias që të mos ndalë investigimin për çështjen “Tahiri”.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e Orest Sotës, tregon qartësisht se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë në vend. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëm atëherë peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pakapur”, tha Paloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA