Nga një trajner i huaj, te një tjetër trajer i huaj. Pankina e Kukësit e lënë bosh nga largimi i serbit Milinkoviç do të plotësohet nga austriaku Peter Pacult.
Austriaku 58-vjeçar, që nuk është krejt i panjohur në ambjentet sportive shqiptare, pasi është përfolur si një kandidaturë që do të merrte drejtimin e kombëtares, është zgjedhja që ka bërë presidenti Safet Gjici. Pacult u prezantua të mërkurën paradite nga drejtuesit e klubit verilindor dhe të bashkohet me skuadrën në fazën përgatitore që do të nisë në Antalia të Turqisë për pak ditë. Bashkë me Pacult u prezantua edhe Nderim Nexhipi në rolin e Drejtorit Teknik dhe Rrahman Hallaçi si zv/trajner.
Pacult është trajner me një ekseperiencë të gjatë dhe të suksesshme në futbolin austriak dhe jo vetëm. Ai ka drejtuar skuadra si Rapid i Vienës, Munchen 1860, Dinamo e Drezdenit, etj. Me ardhjen e Pacult te Kukësi priten edhe disa përforcime me lojtarë, që drejtuesit i kanë paralajmëruar prej kohësh.
Top Channel