Në rrugë kundër qeverisë, policia vret 22 demostrues në Iran

02/01/2018 14:09

Nëntë persona u vranë gjatë natës ndërsa përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Iran vazhduan për ditën e gjashtë rresht. Episodi i fundit i dhunës në rajonin Isfahan e çon bilancin total të viktimave në rang vendi në 22.

Protesta nisën në ditët e fundit të vitit të shkuar kundër gjendjes së rënduar ekonomike dhe korrupsionit dhe me shpejtësi u përhapën në shumë qytete duke nisur që prej kryeqytetit teheran. Me shpejtësi protesta morën ngjyrime politike, pasi protestuesit e shumë kërkuan lirimin e të burgosurve politikë si dhe fundin e represionit politik e dhunës policore.

Këto janë protestat më të mëdha antiqeveritare në Iran që prej vitit 2009, por nuk pritet që të sjellin ndonjë ndryshim të madh, pasi i mungojnë liderët politikë. Presidenti iranian Hasan Rouhani është përpjekur në media të nënvlerësojë ndikimin e protestave, ndërsa lideri shpirtëror i vendit Ajatollahu Ali Khamenei akuzoi armiqtë e Iranit që duke përdorur armët, politikën, paratë dhe spiunët, krijojnë kaos në republikën islamike.

Megjithatë, protestat tregojnë sa të pakënaqur janë iranianët me jetët e tyre, varfërinë në rritë dhe shtypjen nga regjimi, një mesazh i qartë për presidentin rouhani që erdhi në pushtet dhe fitoi zgjedhjet hër herë të dytë me famën e reformatorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA