Festat me mot të mirë, dëborë e shi në 1 janar 2018

31/12/2017 16:31

Metereologët thonë se temperaturat do të jenë të favorshme për të festuar në shesh. Kurse ata që duan dëborë, mund ta gjejnë në zonat malore. Lajm jo i mirë, 1 janari do të nisë me reshje shiu.

“Edhe e hëna dhe e marta që sjellin një rritje të temperaturave nuk do të mund ta shkrijnë dëborën që ka rënë. besoj që në 70% të zonës malore ka dëborë të dukshme dhe në natën e ndërrimit të viteve. Reshje shiu në zonat e ulëta e bregdetare dhe reshje të pakta dëbore në pjesën e zonave maore. Të mërkurë dhe të enjte pritet një shkëputje e vranësirave, dhe me tendencë që reshjet rikthehen në fundjavë”, thotë meteorologia Tanja Porja.

Top Channel