Shpenzimet e festës/ Në Tiranë, konsumatorët më entuziastë

30/12/2017 17:10

Një ditë para 31 dhjetorit, natës së ndërrimit të viteve, tregjet e kryeqytetit i gjen plot me qytetarë që rendin të bëjnë blerjet e fundit për ta mbushur plot tryezën për të pritur vitin e ri .

Pensionistët janë ata që e ndiejnë më shumë kur ndryshojnë çmimet, por sërish ndoshta me pak ekonomi, ata janë kujdesur që natën e vitit të ri të mos mungojnë të paktën produktet e tradicionale të festës.

Tregtarët u gëzojnë më së shumti këtyre dy ditëve të fundit, pasi gjithmonë ka blerje më shumë. Disa respektojnë traditën për ta kaluar natën e ndërrimit të viteve në ambientet familjare, por ka nga ata që kanë prenotuar në restorante.

Top Channel