Federer ndërron profesion (Video)
30/12/2017 09:50
Roger Federer po merr mësime gatimi.
Ai që konsiderohet si tenisti më i mirë i historisë është protagonist i një reklame të makaronave Barilla së bashku me shefin e famshëm italian Davide Oldani.
Në klip shihet se si tenistit i jepen me durim mësime për gatimin e makaronave me domate, një pjatë që është simbol i dietës mesdhetare dhe kuzhinës italiane.
Top Channel