Të paktën 12 persona humbën jetën e shumë të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi të dyfishtë në një kishë kopte dhe një dyqan në jug të Kairos.

10 viktima u shënuan kur 2 agresore tentuan të sulmonin kishën në jug të kryeqytetit, por u ndalën nga policia. Një orë më vonë, shënjestër u bë një dyqan i komunitetit kopt në po të njëjtën zonë, me pasojë vdekjen e dy personave.

Më shumë se 100 të krishterë janë vrarë në Egjipt gjatë këtij viti në sulme që i janë faturuar kryesisht Shtetit Islamik.

Forcat e sigurisë kanë marrë masa duke vënë postoblloqe rreth kryeqytetit. Sulmet e së premtes ndodhen ndërsa policia që po patrullonte zonën pranë kishës dalloi dy persona të dyshimtë, të cilët filluan të qëllonin kur efektivët ju afruan.

Mes viktimave janë edhe 3 policë. Një rrip eksplozivi u gjet në trupin e njërit prej agresorëve, çka sugjeron planfikimin e një sulmi edhe më të rëndë. I dyshuari tjetër u arratis, por u arrestua më vonë, me armë, municione e një bombë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA