NBA, Boston i merr fitoren Houstonit në fund

29/12/2017 12:14

Houston-Boston ishte ndeshja që mori vëmendjen më të madhe në ndeshjet e radhës së NBA. Në TD Garden, skuadra e Celtics bëri të pamendueshmen, duke fituar 99-98 këtë ndeshje, e cila u mendua e humbur pasi përmbysi një disavantazh prej 24 pikësh. Këtë diferencë pikësh, Houston e krijoi gjatë 2 periodave të para dhe llogaritë u dukën të mbyllura.

Por pas pushimit të ndeshjes, Bostoni pati meritën që rihapi ndeshjen, duke iu afruar ndjeshëm Rockets. Kur kishin mbetur 7 sekonda nga fundi rezultati ishte 98-97 për Houston me Rockets që kishte zotërimin e topit për të mbyllur ndeshjen. Por Harden që deri në atë moment ishte perfekt në parket me 34 pikë, 6 topa në tabelë e 10 assist, shkaktoi një faull në tentativë për t’i shpëtuar markimit të Smart. Topin e mori skuadra e Bostonit dhe Horford, në 3 sekondat e fundit shënoi pikët e fitores për skuadrën e Celtics, që kryeson në Konferencën e Lindjes. Por Houston që nuk kishte në fushë Chris Paul, kjo ishte humbja e katërt radhazi duke hyrë në një krizë rezultatesh.

New York Knicks dorëzohet përballë San Antonio në Texas, pasi u mposht 107-119 për të regjistruar difatën e katërt radhazi. Skuadra e Spurs ishte gjatë gjithë kohës në udhëheqje të rezultatit pavarësisht mungesës së Leonard. Ata që morën përsipër të luajnë rolin e liderit për San Antonio ishin LaMarcus Aldridge me 25 pikë dhe Pau Gasol me 17 pikë e 11 topa në tabelë. Për New York, nuk mjaftuan 23 pikët e Beasley dhe 18 të Lee e Porzingis për të thyer teksanët.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Minnesota humbi ndaj Milwaukee 96-102, Portland fitoi me Philadelphian 114-110, ndërsa Orlando mundi Detroit 102-89.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA