Foto ilustruese nga arresti i parë

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi u liruan të premten nga masa e paraburgimit dhe tani do të mbrohen në liri.

Ndaj tyre nuk u caktua ndonjë masë tjetër sigurie, ndërkohë që aktgjykimi për të 4 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të shpallet në 3 janar të vitit 2018. Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës ose një mjeti tjetër të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Në dhjetor të vitit 2015, por edhe gjatë seancave të tjera pasuese plenare, deputetët e opozitës, që në atë kohë u takonin subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, në shenjë proteste ndaj marrëveshjeve për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kanë hedhur gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, duke pamundësuar kështu disa herë radhazi mbajtjen e seancave të rregullta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA