“Sweet Cruelty”, Gjergj Kaçinari rrëfen prapaskenat e videoklipit

28/12/2017 14:27

Gjergj Kaçinari i ftuar dje në “Pop Culture” foli për videoklipin e tij të ri “Sweet Cruelty”, pjesë e të cilit është edhe Endi.

Pavarësisht se Endit nuk i pëlqen muzika rock, Gjergji u shpreh se në videoklip ajo bënte si një rokere e vërtetë.

Për të qenë pjesë e tij, ajo leu dhe flokët blu, megjithëse video ishte bardhë e zi.

Dojna: “Ke bërë një gjë që nuk duhet bërë. Vajza bëri flokët blu, ti e nxore videoklipin bardhë e zi.”

Gjergji: “Për këtë ndjehem në faj vërtet sepse Endi leu flokët blu atë ditë. Videoklipi ishte bardhezi dhe në fakt unë ja kisha thënë”.

Dojna: “Vetëm se ishte Endi duhet ta kishe bërë më ngjyra videoklipin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA