Edhe pse skuadra e tij Manchester City është duke dominuar futbollin anglez dhe javë pas jave po vendos rekorde me rezultatet e arritura, Pep Guadiola mendon se ka diçka që i mungon skuadrës së tij për të fituar Champions League.
Pas fitores me Newcastle në kampionat një natë më parë, trajneri spanjoll në konferencën për shtyp pas ndeshjes nuk e ka fshehur admirimin që ai ka për futbollistin më të mirë në botë, Leo Messi, dikur njeriu i tij i besuar.
“Kush është favorit për të fituar Champions këtë vit? Unë mendoj se skuadra favorite për të fituar trofeun e Evropës është ajo skuadër që ka Messin në formacion”, u shpreh Guardiola. Në kohën kur drejtonte Barcelonën dhe në formacion luante Messi, Guardiola fitoi dy herë Champions League, ashtu si edhe shumë trofe të tjerë.
Top Channel