29/11 23:02
Në Tel Aviv të Izraelit është ndërtuar kulla me Lego më e lartë në botë.
Kjo kullë është 36 metra dhe për ta ndërtuar janë dashur më shumë se gjysmë milioni pjesë Legoje, që janë dhuruar nga banorët e qytetit.
Projekti ishte iniciativë e mësuesve të një 8-vjeçari, i cili ndërroi jetë pas një beteje me kancerin në vitin 2014 dhe gjatë periudhës së sëmundjes ndërtonte shumë gjëra me Lego.
Rekordi i mëparshëm i kullës më të lartë me Lego mbahej nga një kullë në Milano, që ishte 35.05 metra e lartë.
Top Channel