Florenci “kthehet” në shtëpi; në Marsejë vazhdojnë hetimet për shkaqet e vdekjes

28/12/2017 16:53

Familjarë, shokë dhe miq i kanë dhënë te enjten lamtumirën e fundit 23-vjeçarit Florenc Beqirajt, djalit nga Shkodra, i cili humbi jetën disa ditë më parë në një spital të Marsejës pasi më parë e kishin sjellë pa ndjenja nga një burg i të njëjtit qytet në Francë.

Trupi i pajetë i Florencit, i shoqëruar nga familjarët ka mbërritur rreth orës 11 e 30 të së enjtes në aeroportin e Rinasit, e më pas kortezhi ka udhëtuar drejt Shkodrës ku është pritur nga qytetarë të shumtë që ishin mbledhur pranë banesës së të ndjerit Florenc Beqiraj.

Babai i Florencit, në ditën më të vështirë të jetës së tij ka falenderuar Presidentin Ilir Meta që bëri të mundur sjelljen e trupit, ndërsa ka bërë apel që të nxirret e vërteta për vdekjen e djalit të tij për të cilin dyshon se është dhunuar.

Edhe pse kanë kaluar dy jave nga ngjarja dhe pse sot Florencit u dha lumturia e fundit, ai iku pa dhënë askush një përgjigje zyrtare se çfarë i ndodhi, ndërsa thuhet se hetimet po vijojnë.

Top Channel