“Gardaland”… një tjetër surprizë në “The Voice Kids”

28/12/2017 16:39

Fituesin e “The Voice Kids” e pret një surprizë e mrekullueshme. Një udhëtim në “Gardaland”, parkun e dëfrimit më të famshëm në botë. Një fundjavë e gëzueshme e plot emocione për të gjithë familjen.

Ky finalizim perfekt i një gare të gjatë mundësohet nga “Global Travel”. Një pushim fantastik për të përmbyllur në mënyrën më të bukur aventurën e “The Voice Kids”.

E gjithë familja do të mund të shijojë magjinë e një morie argëtimesh dhe lojërash. Ëndërrimtarët e vegjël do të kenë mundësinë të shijojnë spektaklet e magjisë.

Më të rriturit do të mund të provojnë veten në “sfidat” dhe aventurat që ofron ky park nëpërmjet aktiviteteve të shumta. Dëfrimi është i garantuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA