
‘Fenomeni’ Ronaldo ka luajtur në shumë klube: në Itali me Interin e Milanin, në Spanjë me Realin e Barçën dhe transferimet e tij gjithnjë kanë bërë bujë.
Braziliani e ka paralelizuar transferimin e tij nga Barcelona te Interi, si transferimi që bëri këtë verë Neymar nga Barcelona te PSG.
“Ndihem më shumë i lidhur me Realin e Madridit, edhe pse për të thënë të vërtetën në Barcelonë kam jetuar vitin tim më të mirë. Por historia me Barcelonën nuk u mbyll shumë mirë. Është pak e shumë si situata që përjetoi pak kohë më parë Neymar”, u shpreh Ronaldo, që në botën e futbollit u njoh me pseudonimin “Fenomeni”.
Më tej Ronaldo foli edhe për raportin që kanë patur futbollistët brazlianianë me skuadrën katalanase. “Raporti i brazilianeve është thyer ndoshta që në kohën e Romarios. Më pas u përsërit edhe me Ronaldinjon. Por gjithësesi Barcelona është një qytet i mrekullueshëm”, përfundoi ‘Fenomeni’.
Top Channel