NBA, fitojnë San Antonio e Dallas

27/12/2017 12:12

San Antonio mori një fitore të rëndësishme në kampionatin e NBA. Në AT&T Center, skuadra teksane mposhti Brooklyn Nets me rezultatin 109-97 duke regjistruar suksesin e 5 në 6 ndeshjet e fundit ndërkohë që konfirmohet si forca e tretë e Konferencës së Perëndimit.

Brooklyn rezistoi ndaj San Antonios në 3 periodat e para, por pa mundur dot që ta pengojë atë të fitojë sfidën. Leonard me 21 pikë dhe Aldridge me 20 ishin më të mirët në parket për skuadrën e Greg popovich, ndërsa për Nets u dalluan LeVert me 18 pikë dhe Crabbe me 15. Dallas Mavericks frenon Toronton duke e mundur 98-93 duke ndërprerë serinë e 6 fitoreve radhazi të skuadrës kanadeze. Në America Airlines Center, ata që drejtuan Dallasin drejt suksesit ishin lojtarët e stolit, Jose Barea me 20 pikë dhe barnes me 16 pikë e 10 topa në tabelë. Po kështu për Mavericks spikatën edhe 2 basketbollistët gjermanë Nowitzki dhe Kleber që shënuan respektivisht 18 dhe 15 pikë Për Toronton nuk mjaftoi paraqitka e Valanciunas, Lowry dhe Ibakës për të evituar disfatën

Detroit fiton me lehtësi ndeshjen e tij ndaj Indianës me rezultatin 107-83. Perioda e pare ishte treguesi i qartë i asaj që u pa në parket në këtë ndeshje, me Detroit që e mbylli atë 40-19. Harris me 30 pikë dhe Drummond me 21 pikë e 18 topa në tabelë ishin ata që spikatën për skuadrën e Piston, ndërkohë që për Indianën.

Oladipo bëri shumë pak për të ndihmuar skuadrën e tij. Ky sukses me Pacers ishte i dyti radhazi për Detroit, pas atij ndaj në York Knicks.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA