Policia e Matit ka vënë në pranga Skënder Gj., 64 vjeç pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Informacionet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 64-vjeçari nga Durrësi, në aksin rrugor Burrel-Skuraj në vendin e quajtur “Qafa e Kongrazhdit” duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa DR 7585 C, në ndikimin e alkoolit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Honda”, me drejtues S.D, 33 vjeç, banues në Mat, dhe si pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjeri P.S, 53 vjeç, banues në Mat.

Shtetasit Skënder.Gj, i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, ku ka rezultuar me masën 0.72 mg/l.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të pa rregullt”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA