Gjykata themelore e Prishtinës vendosi t’ia zgjasë me një muaj masën e paraburgimit dy deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Ata do të qëndrojnë në qeli deri në datën 27 janar 2018. Në vendim thuhet qartazi se ankimimi i tij nuk e ndalon dot vënien në zbatim.
Kurti dhe Kadaj–Bujupi, u arrestuan 27 nëntorin e këtij viti pasi kishin shkelur arrestin shtëpiak duke dalë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit në kryeqytet.
Deputetët akuzohen lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Me mbledhjen e firmave në mbështetje të kandidaturës së tij tashme zyrtare, Kurti sakaq është shumë pranë rikthimit në krye të forcës politike që ai vetë e themeloi. Zgjedhjet për kryetarin e Vetëvendosjes janë parashikuar të mbahen në muajin shkurt.
Top Channel