Prishtina ndalon shashkat në hapësirat publike
26/12/2017 10:58
Prej disa vitesh, në prag të festave Prishtina bëhet shembull i mire i nismave për të ndaluar shpërthimet e shashkave në hapësira publike.
100 euro gjobë rrezikon kushdo që kapet duket hedhur mjete piroteknike në tregje, rrugë dhe sheshe. Urdhri u firmos edhe këtë vit nga kryetari i komunës Shpend Ahmeti dhe do të zbatohet nga data 30 dhjetor deri më 3 janar 2018.
Shpërthimi i mjeteve piroteknike në hapësira publike është një ndër problemet me të mëdha gjatë festave. Kënaqësia i mbetet vetëm atij që i ndez por për kalimtarët apo banorët e lagjeve shpërthimet sjellin vetëm shqetësim.
Top Channel