Mënyra e saj e të veshurit që nuk i përshtatet shumë moshës, dhe 24 vitet diferencë me të shoqin sollën polemika të mëdha kur Brigitte Macron u bë Zonjë e Parë e Francës.
Por popullariteti i 64-vjeçares nuk jep asnjë shenjë frenimi. Ajo rezulton madje të ketë thyer rekordin e letrave të marra nga një bashkëshorte presidenti në vend. Me qindra gra në moshë nuk reshtin së lavdëruari stilin e Brigitte-ës të cilës i mbërrijnë deri në 200 mesazhe të shkruara në dite nga admirueset.
Këto të fundit e falenderojnë për faktin se tregon që edhe një femër në atë moshë mund të jetë elegante e joshëse. Deri tani, rekordin e mbante Carla Bruni, e shoqja e Nicolas Sarkozy, që merrte diku tek 35 letra në ditë.
“Aq shumë gra tek të 60-tat apo 70-tat i shkruajnë për ta falenderuar sa jemi befasuar edhe vetë, rrëfen këshilltari i saj, Pierre-Olivier Costa. Ato i tregojnë sesi ajo e bëri të mundur që të krijojë këtë lloj imazhi për moshën e tretë, sepse ka thyer stereotipet siç është ai që mosha të tilla për shembull nuk duhet të mbajnë këtë apo atë lloj fustani ose fundi.
“Brigitte për këto gra, praktikisht ka treguar se edhe në moshën 65-vjeçare një femër mund të jetë sërish joshëse, thotë Costa. Që kur i shoqi Emmanuel u vendos këtë vit në krye të Elizesë, Brigitte ka marrë lëvdata pafund për sensin e saj modern të të veshurit dhe stilin rinor që shfaq, duke i treguar kështu dhe grave të tjera të brezit të saj se çdo gjë është e mundur.
Top Channel