Nënshtetësia shqiptare për kryepeshkopin; Presidenti grek falenderon Metën

26/12/2017 14:42

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, telefonoi Presidentin shqiptar Ilir Meta, për ta falenderuar për dhënien e nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas.

Kreu i shtetit grek e ka renditur nismën e presidentit shqiptar tek hapat e rëndësishëm drejt përmirësimit thelbësor të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ditën e Krishtlindjes presidenti grek uroi përmes telefonit edhe Kryepeshkopin Anastas dhe e quajti dhënien e nënshtetësisë shqiptare si një veprim që vulos sjelljen e tij disavjeçare si një qytetar shembull i Shqipërisë.

Presidenti Meta e moti vendimin duke vlerësuar kryepeshkopin Anastas për kontributin e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe forcimin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqiptar.

Top Channel