PSG regjistron fitoren e 50-të brenda vitit 2025, por me Luis Enrique, Barcelona e këtyre rekordeve kishte shënuar më tepër.
Mateo Kovaçiç duket shumë pranë rikthimit në Serinë A, por këtë herë te kampionët në fuqi, Juventusi. Mesfushori kroat pëlqehet shumë nga Allegri dhe drejtuesit e klubit bardhezi janë angazhuar për t’i plotësuar dëshirën teknikut.
Mediet spanjolle raportojnë se Juventusi ka kërkuar zyrtarisht informacione për Kovaçiçin, duke u treguar i gatshëm ta marrë në huazim me detyrim blerjeje në verën e 2018-ës.
Te kroati, Allegri shikon futbollistin e duhur për të luajtur bashkë me Pjaniç dhe Matuidi në mesin e fushës, duke parë se Khedira dhe Marchisio nuk ofrojnë garanci fizike për të përballuar intensitetin e në pjesën deçizive të sezonit.
Kovaçiç gëzon edhe mbështetjen e Zidanes në Madrid, por mesfusha e tejmbushur me kampionë ka bërë që hapësirat në dispozicion të tij, të jenë të pakta. Operacioni I transferimit të Kovaçiç në Torino mund të mbyllet për një shumë prej 45-50 milionë eurosh.
Top Channel