Viti i Ri, Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Rreth 300 kravata janë vendosur përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës nga një grup qytetarësh dhe organizatorësh të grupit “Beyond the Walls”, si dhuratë për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e rriti disa ditë më parë rrogën e tij në masën 100 për qind, dhe tani merr 2950 euro.
Lëvizjen e vet polemizuese, kreu i ekzekutivit kosovar e kishte justifikuar me faktin që si kryeministër i vendit tani duket të ketë dhe një pamje të jashtme dinjitoze e për këtë arsye, i duhet të blejë këmisha e kravata.
Kaq u desh të shpërthente ironia me këtë arsyetim. Grupi “Beyond the Walls”, thotë se do të vazhdojë të mbledhë kravata për Haradinajn me shpresën se ai do t’i përdorë e do të dalë me to në publik.
Kravatat u grumbulluan pas një të ashtuquajturi “apel për ndihmë” për kryeministrin. Mjaft kosovarë e cilësuan vendim të gabuar atë të rritjes së ndjeshme të rrogës së Haradinajt nisur dhe nga gjendja ekonomike e pjesës dërrmuese të qytetarëve, ndërsa të tjerë e shfrytëzuan këtë moment për të satirizuar shefin e qeverisë.
Top Channel