Festat, kthehen emigrantët; Fluks në portin e Durrësit

26/12/2017 12:21

Afro 10 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri gjatë 72 orëve përmes portit të Durrësit, për t’i kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Fluksi i udhëtarëve është shoqëruar edhe me shtimin e sporteleve të shërbimit, për të shmangur vonesat.

“Italianët shumë pak kanë punuar. Na kanë vonuar shumë. Kemi pritur nga 3-4 orë”, shprehet një nga udhëtarët.

“Vonesa shumë në portet italiane, kurse porti shqiptar është shumë në rregull. Ju lumtë”, shprehet një tjetër.

Fluksi i udhëtimeve përmes transportit detar pritet të vijojë edhe në ditët e para të vitit 2018, kur emigrantët kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

Top Channel