Fellaini në planet e Romës
26/12/2017 11:54
Roma duket se ka dëshirë të bëjë të sajin qendërmesfushorin e United, Marouane Fellaini.
Kontrata e 30-vjeçarit belg tek Manchester United skadon qershorin e ardhshëm dhe ende nuk ka rinovuar, e verdhekuqtë nuk kanë ndërmend që të humbin këtë rast.
Sipas britanikes Daily Star, ky është një rast i artë për Romën që të bëjë të sajin një nga mesfushorit më të mirë, pa shpenzuar shuma marramendëse për shërbimet e 30-vjeçarit. Kujtojmë këtu që Roma hyri në bisedime me United që në merkaton e verës me United, por çmimi i lartë bëri që italianët të tërhiqen.
Top Channel