Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ishte një e ndalesë e rëndësishme edhe për skuadrën e futbollit të Vllaznisë.
Një nga pikat e rendit të ditës ishte edhe ajo e miratimit të buxhetit të kuqebluve për vitin 2018. Institucioni i pushtetit lokal ka planifikuar për vitin e ardhshëm një shumë mbi 50 milionë lekë të rinj, që pritet të zgjidhë jo pak probleme me ekipin e Superiores.
Privatizimi i Vllaznisë pritet t’i japë fund problemeve burokratike dhe financiare të klubit shkodran dhe shitja e aksioneve me gjasa do të nisë në 3-mujorin e vitit të ardhshëm. Mes pretendentëve për të marrë drejtimin e Vllaznisë është, mes shumë biznesmenëve të njohur, edhe ish-Presidenti Valter Fushaj.
Ndërkohë, buxheti duhet të marrë firmën e Prefektit të Shkodrës dhe më pas do të derdhet në thesar. Kjo procedurë kërkon një afat kohor, kështu që futbollistët e Vllaznisë do të mbeten për disa javë pa pagat që u takojnë.
Top Channel