Lulzim Basha shprehet i bindur se kryeprokurori i përkohshëm do të përdoret për mbylljen e dosjeve të mëdha nën hetim.

Duke folur në Top Story-n e kësaj të marte, Basha thotë se përmes kësaj po synohet të shkatërrohet reforma në drejtësi, që e quan shpresë të shqiptarëve.

“Po përpiqen të shkatërrojnë shpresën tjetër të shqiptarëve, që është reforma në drejtësi duke e kapur atë dhe duke mbrojtur krimin, duke shkatërruar dosjet e krimit, të ndalimit apo kompromontimit të dosjeve të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Balilajt dhe Habilajt, që janë konfirmuar si shtyllë dhe aleatë të pushtetit të Ramës”, shtoi kreu i PD.

Sipas kreut të PD-së nuk ka asnjë mënyrë tjetër që Rama të mbrojë veten dhe ministrat e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

“Pa kapur institucionet me vendime ekstraligjore, ekstrakushtetuese. E keqja ka kapluar sot edhe institucionet e pavarura. Kjo është një krizë e thellë e vendit. Ne nuk mund të jemi një opozitë europiane, normale kur ne nuk kemi zgjedhje normale, kur shkelja e Kushtetutës është një precedent që zor se e qenë në diktaturat afrikane dhe aziatike”, thotë Basha.

Kryedemokrati shton gjithashtu se tashmë nuk bëhet më fjalë për krizë prokurori, por për një krizë më të madhe.

“Ka krizë kushtetuese, produkt i një krize politike: kemi një qeveri pa mandat popullor një Parlament që ka dalë nga zgjedhje të tjetërsuara me paratë e drogës dhe krimit dhe paratë e drogës dhe krimit janë vetë problemi”, u shpreh ai.

  Basha: Vendit i duhet qeveri antimafia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA