Urimi i Ambasadës Amerikane për festat (VIDEO)

25/12/2017 20:57

Edhe këtë vit, stafi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’i uruar shqiptarët për festat e fundvitit.

Ambasadori Donald Lu dhe stafi i tij kanë përzgjedhur një nga këngët klasike të festave, “Jingle Bells”, të cilën e interpretojnë në selinë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, së bashku me dy këngëtarët e njohur Venera Mustafa dhe Lindi Islami.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/10155245280295838/

Një vit më parë, stafi i Ambasadës uroi përmes këngës “Ja na erdhi Viti i Ri”.

Top Channel