Kanë kaluar 6 muaj që nga publikimi i fundit i Butrint Imerit, “Bella”, një këngë që ka rezultuar tepër e pëlqyer për publikun shqiptar, duke qëndruar në listë për 26 javë .
Po ndërkohë që po korr një super sukses si me “Bella” ashtu edhe me “Monalisa”, Butrinti më në fund ka kënaqur fansat duke publikuar punën e tij më të re, e cila sigurisht që nuk ka zhgënjyer.
Pas disa javësh paralajmërime, projekti me titull “Xhanem”, është publikuar dhe futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, falë sugjerimeve të fansave.
Kjo këngë , e cila i përket zhanrit muzikor R&B, është një prodhim i “Bigdeal Records”, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë këngëtari.
“Xhanem” për këtë javë pozicionohet në vendin e 76-të .
Top Channel