Ashtu siç kishin premtuar disa ditë më parë, çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë sjellë “dhuratën” e fundvitit për fansat e tyre.
Çifti i këngëtarëve kanë publikuar në versionin anglisht këngën ‘Dhurata” .
Ka qënë vetë këngëtari, Alban Skënderaj, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka njoftuar fansat për daljen në treg të këngës “More than a song”.
Kënga “Dhurata” e çiftit Cani-Skënderaj është realizuar rreth dy muaj më parë. Kënga ka si protagonist vajzën e tyre, Amelian.
Mesazhi që kënga përcjell është dashuria e pakufishme që një prind ka ndaj fëmijës së tij.
Top Channel