Personazhi i Vitit, 10 emrave të fazës së parë u shtohen 10 emrat e propozuar nga TCH

25/12/2017 20:16

Ashtu si çdo vit Top Channel ka hapur anketimin e Personazhit të Vitit, nëpërmjet votimit online në faqen e internetit më të klikuar të shqiptarëve, www.top-channel.tv.

Faza e parë e anketimit ka përfundur dhe 10 personazhet më të votuar nga publiku janë Arta Marku, Christian Panucci, Donald Lu, Edi Rama, Erion Veliaj, Ilir Meta, Lulzim Basha, Marin Mema, Romela Begaj dhe Saimir Tahiri.

Kësaj liste i janë shtuar edhe 10 personazhet më të spikatur sipas Top Channel, që janë: Albana Osmani, prezantuesja e njohur, për nismën e saj “Ti je një luledielli”, banorët e Zharrëzës, për protestën e tyre të veçantë, duke udhëtuar nga Zharrëza drejt Tiranës në këmbë, Bashkim Shehu, fitues i çmimit letrar “Balkanica”, Ermonela Jaho, sopranoja me famë botërore, “Fundjavë ndryshe“, nisma bamirësisë, Reparti i kërkim-shpëtimit, FNSH Shkodër, për evakuimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve gjatë përmbytjeve, Igli Tare, drejtori teknik i Lacios, i shpallur menaxheri më i mirë sportiv në Itali, Izmir Smajlaj, i pari kampion Europe për Shqipërinë në kërcim së gjati Ornela Kapetani, shpallur aktorja më e mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Sarajevë, zjarrëfikësit e Shqipërisë, që në kushte të vështira pune dhe shpesh me mjete rrethanore përballuan situatën e rëndë të zjarreve gjatë muajve të verës.

Ky anketim është hapur dhe ju keni mundësi të votoni online në faqen e Top Channel.

Më 31 dhjetor në edicionin kryesor të lajmeve do të shpallet fituesi.

Top Channel