Kim Kardashian publikon kartolinën e Krishtlindjes

25/12/2017 11:48

Muaji dhjetor simbolizon ardhjen e festave, e për këtë arsye çdo personazh i njohur, shqiptar apo i huaj, niset të publikojë foto kartolinë për të uruar fansat e tyre.

Kim Kardashian ka bërë postimin e saj të radhës në Instagram. Një foto në të cilën shfaqet e gjithë familja.

Por në foton e postuar nga Kim vihet re mungesa e më të voglës prej motrave, Kylie Jenner, e cila është në pritje të ëmbël, ndërkohë që fotot e para të shtatzanisë së saj ende nuk janë publikuar.

Ndoshta kjo është arsyeja e mungesës në kartolinë të motrës më të vogël të familjes, Kardashians. Kjo mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim!

DAY 24- CHRISTMAS EVE ?

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA