
Ditëlindja e biznesmenit Samir Mane ka mbledhur së bashku në Stamboll emrat më të njohur të botës së biznesit dhe medias.
Ndër shumë momente interesante që të ftuarit i kanë ndarë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetët sociale është edhe komunikimi i këndshëm që Ermal Mamaqi bën me Lori Hoxhën.
Moderatori i njohur është shfaqur në një foto me motrat Lori e Sara Hoxha si dhe nënën e tyre, zonjën Vjollca Hoxha. Në foton e postuar, moderatori shkruan: “2 vjet që i lutem Lori Hoxhës të vijë në një intervistë tek Xingu. Nuk e lë mami”.
Dhe nuk ka vonuar shumë përgjigja “pikante” e Lorit në komentet që vijojnë më poshtë. “Kur të vish prapë te Topi e bën një përjashtim”.
Top Channel