40 milionë euro për Benatia, Juve thotë “Jo”
25/12/2017 12:01
Rritja në lojë gjatë muajve të fundit e marokenit Mehdi Benatia tek Juventus, nuk ka kaluar pa u vënë re.
Pas një sezoni të vështirë, Benatia është rikthyer në radarët e klubeve të mëdhenj të Europës, mes tyre, edhe Arsenali. “Topçinjtë” do të ishin të gatshëm të vendosin në tavolinë 40 milionë euro për 30-vjeçarin.
Megjithatë, shkruan sportmediaset, bardhezinjtë do ta kishin refuzuar duke e përcaktuar mbrojtësin maroken si të pandryshueshëm.
Top Channel