Letër babagjyshit… Çfarë duhet të bëjnë fëmijët për të marrë dhuratat

24/12/2017 15:42

Babagjyshi, në prag të festave të fundvitit ndodhet në punishten e tij në Polin e Veriut, në mes të dëborës dhe akullit, i rrethuar nga drerët fluturues dhe elfët e palodhur, që po e ndihmojnë në këto ditë kaq të ngarkuara.

Në adresën e babagjyshit ka kohë që ka nisur ardhja e letrave, me dëshirat e fëmijëve nga e gjithë bota. Nëse nuk dini si t’i nisni një letër, dua t’iu kujtoj vetëm se duhet të jeni të sjellshëm me të dhe t’i premtoni se do të silleni mirë vitin e ardhshëm, edhe me shokët e shoqet, prindërit, edukatoret apo mësueset tuaja.

Mbeten edhe disa orë që fëmijët të shkruajnë letrat e tyre me dëshirat përkatëse drejtuar babagjyshit. Jam përpjekur të vendos veten në moshën 7-vjeçare, të kthehem pas në kohë dhe të shkruaj listën time të dëshirave, duke besuar se babagjyshi, i cili ndodhet në Polin e Veriut, do ta marrë këtë letër.

Mbeten edhe disa orë që fëmijët të shkruajnë letrat e tyre me dëshirat përkatëse, drejtuar babagjyshit. Jam përpjekur që të vendos veten në moshën 7-vjeçare, të kthehem pas në kohë dhe të shkruaj listën time të dëshirave, duke besuar se babagjyshi, i cili ndodhet në Polin e Veriut, do ta marrë këtë letër.

I dashur Babagjysh!

Emri im është Elisa dhe unë jam 7 vjeç. Krishtlindjs po vjen, kështu që mami dhe babi më thanë të shkruaja listën e dhuratave, që do të doja të kisha në këmbët e pemës. Unë u përpoqa të jem vajzë e mirë këtë vit dhe nuk bëra gjëra të këqija. Në shkollë e kam dëgjuar mësuesen dhe jam sjellë mirë me shoqet. I dashur Babagjysh, unë e di që ju nuk do t’i sillni dot të gjitha dhuratat, sepse lista ime është shumë e gjatë dhe ju merrni kërkesa nga fëmijët në gjithë botën. Por unë vura një yll për dhuratat e preferuara, që do të më gëzonin shumë, nëse do të m’i sillnit.

Një kukull të madhe barbie*
Një biçikletë
Një tablet*

Elisa

Kjo letër do të dorëzohet direkt në postë. Posta shqiptare bashkëpunon prej 2 vitesh me “Babagjyshin sekret”, që është faqja shqiptare dedikuar dhuratave të fëmijëve, e mbështetur edhe prej Top Channel. Uarda Koçi është personi që mban lidhjet për Shqipërinë, me Babagjyshin. Pasi merr letrat nga Posta Shqiptare, Uarda kujdeset shumë seriozisht që fëmijët të marrin dhuratat që kanë kërkuar.

“Këtë vit ne kemi pasur një fluks të konsiderueshem letrash, të cilat fëmijët vijnë dhe i postojnë në një nga pikat e Postës Shqiptare. Më pas ato shkojnë në Polin e Veriut, në kutinë postare nr. 47. Sivjet fluksi ka qenë më i përqendruar në lodra, libra ose pajisje të cilat atyre u lehtësojnë jetesën, siç mund të jetë një bolier dushi, një lavatriçe për mamin, apo një udhëtim”, u shpreh Uarda.

Sikurse e thashë edhe në fillim, Babagjyshi nuk i plotëson dot të gjitha kërkesat që i vijnë nga mbarë bota. Uarda thotë se megjithatë, në Shqipëri “babagjyshi sekret” ka plotësuar 70 % të kërkesave të fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA