Tentoi të vriste 42-vjeçarin me armë pas konfliktit për motive të dobëta, arrestohet pas më shumë se një viti arrati autori Shqipëria mund të kishte abstenuar në OKB. Kështu mendon eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski.
Lidhur me argumentin e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se vendi votoi në linjat e Bashkimit Evropian, Bugajski tha se nuk është dhe aq bindës, sepse nuk ekziston një qëndrim i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe në fakt disa vende të BE-së abstenuan: Polonia, Hungaria, Rumania e të tjera.
Pavarësisht nga qëndrimi i BE-së, tha eksperti, ky ishte një votim më tepër simbolik. “Megjithatë, – tha ai, – Amerika vezhgon se cilët vende e mbështesin në kohë të vështira, prandaj, qëndrimi më i mirë për Shqipërinë do të kishte qenë që ajo të kishte abstenuar”.
Por nuk beson se vota e vendeve që u shprehën pro rezolutës që dënon vendimin e presidentit amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit do të ketë ndonjë efekt mbi to.
Shtetet e Bashkuara, tha ai, nuk mund të ndëshkojnë të gjitha ato shtete që votuan pro, sidomos vendet myslimane. Deklaratat amerikane ai i sheh më shumë si një paralajmërim sesa kërcënim.
“Uashingtoni mund të shkurtojë përshembull kontributin ndaj Kombeve të Bashkuara në tërësi, por nuk mendoj se do të kishte pasoja në kuptimin e marrëdhënieve dypalëshe”-pohon eksperti, sipas të cilit këto marrëdhënie do të shqytoheshin në bazë të meritës e jo një vote të vetme në OKB.
Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi duke thënë se mënyra se si kanë votuar vendet e ndryshme nuk është i vetmi faktor që administrata amerikane do të mbante parasysh në marrëdhëniet me shtetet që zgjodhën të votojnë pro rezolutës.
Top Channel